Paralajmërimi: Kosova është në një kolaps, Qeveria ka dështuar
Analisti Dardan Grapci u shpreh për gazetën "Kosova Sot" se pse Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk shënon rritje në punësim. Do të ishte mirë t'u bëhet deputetëve të Kosovës, të cilët bëjnë thirrje që rinia të qëndrojë në Kosove, kurse vetë i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër Harvarda dhe Oxforda, që të studiojnë me paratë e popullit.
"Me këtë klasë politike dhe me këta njerëz në pushtet, Kosova më shumë do të humb punëtorë sesa që do të fitojë. Qeveria aktuale ka dështuar në planifikimin dhe rregullimin e çështjes për rininë kosovare, Qeveria e Kosovës është dashur që t'i stimulojë të rinjtë me grante për punësim për t'iu dhënë shpresë, e jo t'i fusin në punë personat si mësimdhënës, të cilët çdo vit po dështojnë në testet për mësimdhënës", është shprehur ai.
Tutje ka shtuar se ekonomia në Kosovë është nën kthetrat e hienave të Kosovës, të cilët vishen me sako e pantallona, kurse natën me maska në fytyrë, për të bërë kontrata ilegale dhe planifikime për shkatërrimin e Kosovës", është shprehur ai.