Ish deputeti: Populli më lehtë e sheh ikjen sesa rezistencën

  • 26 April 2019 - 18:44
Ish deputeti: Populli më lehtë e sheh ikjen sesa rezistencën

Shkapja e shtetit nuk mund të ndodhë pa një shpërthim të madh popullor e ky shpërthim popullor po bëhet edhe më i pamundur nga ikja masive e qytetarëve.

Sipas analistëve, njerëzve po u duket më e lehtë të largohen nga vendi sesa të ballafaqohen me këtë klasë politike në pushtet dhe kësisoj më e vështirë është të gjenden njerëz që me protesta të përmbysin këta pushtetarë që vetëm të këqija i sollën Kosovës.

Analistët thonë se ky popull nuk ka as për kë të votojë, pasi që të gjitha partitë politike janë bërë 'COPY-PASTE', të njëjta. 

"Protestat e ashpra masive do të ishin rrugë e drejtë për ta shporrur plotësisht nga pushteti këtë klasë politike, plotësisht të deformuar, të kriminalizuar dhe të shitur. Asnjë pushtet i deritashëm nuk bëri asnjë hap për ta përmirësuar situatën, përkundrazi krimi dhe korrupsioni vetëm janë theksuar, për të ardhur deri në momentin e sotëm, kur nepotizmi, vjedhjet dhe zhvatjet bëhen publikisht dhe askush nuk skuqet dhe nuk mërzitet për asgjë. Hajnia është bërë normë shoqërore tek ne. Institucionet e Kosovës vlojnë nga hajnat sikur kazani i mbushur me krimba. Por, populli i Kosovës është tepër i rraskapitur nga robëria e gjatë dhe i duhet kohë për ta rimarrë veten. Për fatin e keq të tij, ai më të lehtë po e sheh ikjen sesa qëndresën dhe luftën për ta përmirësuar pozitën e tij", theksoi ish deputeti Adem Salihaj për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)