Sulm tjetër në Sri Lankë, ushtria lufton me terroristët

  • 26 April 2019 - 20:18
Sulm tjetër në Sri Lankë, ushtria lufton me terroristët

Një shpërthim tjetër është raportuar në Sri Lankë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që ushtria ka shkëmbyer zjarr me të dyshuarin, i cili mendohet se ka lidhje me shpërthimet e ditës së Pashkëve, raporton Sky News

Të shtënat janë dëgjuar, ndërkohë që forcat ushtarake kanë sulmuar të dyshuarin në një fabrikë, në qytetin Sammanthurai, 300km largë kryeqytetit Colombo.

Një zyrtarë ushtarak tha se ka pasur një shpërthim në atë zonë, dhe kur trupat shkuan për të hetuar, aty u gjendën përballë të dyshuarve dhe pati shkëmbim zjarri.

Mediat lokale raportojnë që kanë dëgjuar shpërthime tjera, por nuk janë dhënë detaje tjera për këtë rast.

Që prej sulmeve vetëvrasëse në tre kisha dhe katër hotele gjatë ditës së Pashkëve, në të cilën vdiqën 250 persona, policia ka shtuar kontrollet e policisë nëpër rrugët e Sri Lankës.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Sri Lankë, ndërkohë policia është në kërkim të 140 personave që kanë lidhje me grupin terrorist.

Kishat katolike në Sri Lankë kanë anuluar meshat e së dielës gjersa të mos ketë më frikë për sulme tjera, ndërsa kryeministri kishte kërkuar falje për dështimin e ofrimit të sigurisë për qytetarët e tyre. 

(Kosova Sot)