Ferizaj, punëtori lëndon këmbët në vendin e punës

  • 28 April 2019 - 09:46
Ferizaj, punëtori lëndon këmbët në vendin e punës

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Dardani të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë, një punëtor ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në një firmë, ka lënduar të dy këmbët.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa ne vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët komunalë.

“Fsh. Dardani, Ferizaj, 27.04.2019-17:10. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në një firmë, ka lënduar të dy këmbët. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, ndërsa ne vendin e ngjarjes kanë dalur inspektoret komunal”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot)