Vdekja e gruas në banesë/ “Mos e kapni me dorë, e kanë vrarë”, kryeplaku tregon bisedën me burrin

  • 30 prill 2019 - 12:17
Vdekja e gruas në banesë/ “Mos e kapni me dorë, e kanë vrarë”, kryeplaku tregon bisedën me burrin

Antoneta Hoxha, 53 vjeçe, u gjet e vdekur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Vagalat të Memaliajt.

Kryeplaku i fshatit, Hodo Hoxha, personi që njoftoi policinë ka treguar për kamerën e ABC News se e ka gjetur viktimën të mbuluar me gjak.

Hoxha tha se e kishte lajmëruar burri i 53-vjeçares për ngjarjen e rëndë. Mësohet se çifti kishte tre fëmijë dhe siç tregoi kryeplaku i fshatit ata nuk kishin pasur probleme më parë mes njëri-tjetrit. 

Kryeplaku: Unë i lajmërova. Kur erdhëm ne ka ardhur në orën 4 i shoqi në shtëpi dhe ka thënë “hajde se ka vdekur Neta”. U ngritëm me gruan vajtëm aty dhe e pamë. Çfarë të shikosh se ishte e mbuluar me gjak. Mos e kapni me dorë tha se e kanë vrarë. Kaq na tha.

-E ka vrarë vetë ai?

Kryeplaku: Nuk e di. S’ta shpjegoj dot atë. E kanë vrarë tha.

-A kishin probleme më përpara?

Kryeplaku: Nuk kishin probleme.

– Sa fëmijë kishte çifti?

Kryeplaku: Kishin një djalë dhe tre vajza. Vajzat i ka të martuara dyja në Greqi njërën në Tiranë. 

– E keni gjetur të gjakosur viktimën?

Kryeplaku: Kur erdha unë në orën katër ishte gjaku ngrirë.

-Ku kishte plagë?

Kryeplaku: Ishte çarë këtu te balli me sende të forta. 

Antoneta Hoxha u gjet e vdekur nga familjarët jo shumë larg shtëpisë. Sipas informacioneve paraprake nga policia po hetohet për një vrasje të mundshme. Për këtë po merret në pyetje bashkëshorti i saj Skënder Hoxha.

(Kosova Sot)