Burjani: Dialogu i degraduar
Analisti Blerim Burjani theksoi se dialogu Kosovë -Serbi varet më shumë nga bashkësia ndërkombëtare, por jo edhe aq çfarë thonë palët, duket pasur parasysh se ka distancë të madhe në mes të palëve sa i përket zgjidhjes.
“Gabimet e Thaçit janë fusnota, dhe dialogu i degraduar nga ai teknik në atë politik ku shtetit të Kosovës mund t’i bëhet dëm i konsiderueshëm në përfundim të këtij procesi. Monopoli i informatave që ka bërë Thaçi janë të dëmshme për demokracinë dhe institucionet e saj.
Sjellja egoiste e Thaçit, mosbashkëpunimi me askënd, politika feudale apo fisnore e tinëzare e ka karakterizuar këtë njeri. Koalicioni PAN është mjaft i dëmshëm për shtetin”, është shprehur analisti Blerim Burjani.
(Kosova Sot)