Skandaloze, vjen mashtrimi i radhës për vizat

  • 02 May 2019 - 16:11
Skandaloze, vjen mashtrimi i radhës për vizat

Ditën e parë pas festës së 1 majit, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar që të ju urojë edhe njëjarë për vizat qytetarëve të Kosovës, duke thënë se liberalizimi do të ndodhë menjëherë, pasi sipas tij, Gjermania e ka thënë një po të menjëhershme për lëvizjen e lirë të kosovarëve. 

Njohës të fushës së integrimeve evropian dhe të fushës së të drejtës, kanë thënë për Kosova Sot Online, se edhe ky premtim i Haradinajt nuk është gjë tjetër veç se edhe një mashtrim i radhës nga kryeministri dhe pushtetarët kosovar.

Image
Blerim Burjani

Analisti politik, Blerim Burjani thotë se kjo është vetëm edhe tallje me kosovarët dhe asgjë më tepër. Ai është shprehur se këtë mashtrim po e bëjnë krerët e shtetit për ti mbuluar dështimet e tyre dhe për ta mjegulluar edhe degradimin që ia sollën shtetit me qeverisjen e tyre feudale.

“Kjo është shpresë e rrejshme për qytetarët, Gjermania është njëra nga shtetet që vendosë për viza andaj për një vendim të BE-së kërkohet deklarimi i Këshillit Evropian, pra nxjerrja e vendimit, prandaj nuk ka asgjë prej kësaj teme. Kjo mbetet vetëm dëshire e tij sa për të thënë diçka që do të qetësonte pak qytetarët”, tha Burjani për Kosova Sot Online.

Ai madje shtoi se edhe qytetarët duhet ta kenë të qartë se me këtë klasë politike nuk del gjë, sepse në veprimet e tyre s’ka seriozitet fare e as përgjegjësi para askujt. 

“Thjeshtë është tallje me njerëzit që kanë nevojë të lëvizin lirshëm. Sido qoftë shpresat edhe këtë herë janë zero me këtë trend si është nisur prej tyre. Tash taksa kushtëzohet nga BE-ja a po lidhet me liberalizim, në fund është kjo punë. Tash këta qysh ia kanë nisë, dhe qysh bëjnë politikë absurdi, e vazhdojnë në këtë linjë akoma, kanë përgjegjësi që të dy, edhe presidenti edhe kryeministri. Këta që janë njerëz të tipit feudal. Pra ky pushtet aktual është i degraduar plotësisht sepse merret me zënka me Serbin dhe më pasurim të pa bazë, e sa për qytetarët rendi nuk është kush me u marr me ta. Po e them këtë as me zhvillim ekonomik adekuat, as sigurim shëndetësore që janë dy gjëra kapitale për shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, u shpreh Burjani për Kosova Sot Online.

Ai madje thotë se për këta krerë të shtetit, president e kryeministër, është bërë një lloj loje e bastit. 

“Nuk ka nivel politik, ka entuziazëm për të u marr me punë të huaja. Këta njerëz nuk janë për politik sepse asnjëri nuk sjell më kurrfarë zhvillimi as perspektive, as Hashimi e as Ramushi. Mirëpo tash është në duart e qytetarëve të vetëdijesohen për ardhmërinë e vetë dhe të mendojnë se kujt do ja lënë fatin e tyre në dorë, jo gjithkujt, jo pensionistëve dhe të pa punëve të cilët të vetmen punë e kanë mandatin që ua jep populli, sepse nuk punohet me këtë kategori njerëzish të pa aftë dhe parazit politik”, deklaroi Burjani për Kosova Sot Online.

(Kosova Sot Online)