Sot i vuri flakën qelisë, kush është shqiptari i burgosur që e ka kthyer në “stil” jetese djegien e burgut
Një i burgosur i ka vënë flakën qelisë së tij në burgun e Fushë- Krujës duke rrezikuar jetën e tij por edhe të burgosurve të tjerë.
Por kjo nuk ishte hera e parë që Dragut Skana ka kryer një veprim të tillë.
I dënuar me 20 vite burgim për grabitje me armë, Skana 8 vite më parë i vuri flakën dyshekut dhe mbulojave me qëllim për të djegur një tjetër të burgosur. Ngjarja ndodhi në 2011 në burgun e Shën Kollit.
(Kosova Sot Online)