Parashikimi i Hashim Thaçit: Ja kur do të nënshkruhet marrëveshja me Serbinë

  • 02 May 2019 - 20:05
Parashikimi i Hashim Thaçit: Ja kur do të nënshkruhet marrëveshja me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi beson që Uashingtoni duhet të ketë rol në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pasi që Bashkimi Evropian është i dobët.

“Në Berlin ne e pamë se sa e dobët është Evropa dhe se si Bashkimi Evropian nuk është i bashkuar”, u shprehë presidenti Thaçi. 

Thaçi u shprehë që roli i ShBA-së në procesin e dialogut është i rëndësishëm.

“Roli i ShBA-së është i pazëvendësueshëm dhe asnjë marrëveshje nuk do të arrihet pa dinamikën dhe rolin udhëheqës të ShBA-së.”, tha presidenti i Kosovës.

Në deklaratat e kaluara, Thaçi kishte thënë që marrëveshja me Serbinë mund të arrihet në fund të vitit 2019-të. Në pyetjen se nëse është kjo e mundur, presidenti u shprehë se shpreson të ndodh.

“Unë shpresoj që po. Nëse jo, ne do të humbasim një dekadë.”, u shpreh Thaçi.

(Kosova Sot Online)