Pamje të tmerrshme: Banorët e këtij fshati të mbuluar nga bërlloku, planifikojnë të shpërngulen
Banorët e fshatit Koshtovë të Mitrovicës janë në hall me bërllokun
Pamje të tmerrshme janë publikuar sot në Facebook nga Nexhmedin Hajredini, i cili ka treguar se banorët e fshatit Koshtovë janë të shqetësuar me deponinë e mbeturinave.
Në Koshtovë janë deponuar te gjitha ilaçet me afate të skaduara dhe këto përbëjnë një rrezik për banorët që jetojnë aty.
Banorët e këtij fshati nuk po munden që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem dhe madje kanë planifikuar që edhe të shpërngulen nga ky vend, siç thotë z.Hajredini.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook.
“Ja se si dukej dhe si ishte deponia e mbeturinavene Koshtove me date 27.04.2019. Nuk don koment, banoret e keti fshati jan ne halle ose te shperngulen nga aty ose organet kompetente tju bejn nje zgjedhje. Per ket ka ardhe deri te incidenti,” shkruan Nexhmedin Hajredini.
(Kosova Sot Online )