Therret me thikë një person në Lipjan

  • 04 May 2019 - 10:57
Therret me thikë një person në Lipjan

Dje në Lipjan në orët e pasdites është raportuar për një të lënduar nga therrja më thikë, i cili aktualisht po trajtohet në QKUK. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Skënderbeu.

Policia sot ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar një i dyshuar. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka therrë me thikë viktimën mashkull i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)