Shpërthen akuza e rradhës: Adem Jashari kishte refuzuar t’i takonte...

  • 06 May 2019 - 14:54
Shpërthen akuza e rradhës: Adem Jashari kishte refuzuar t’i takonte...

Dhe pse po kalojnë 20 vite në liri dhe 11 vjet në pavarësinë e shpallur dhe shtet ndërtim, analistët politik por edhe ish luftëtarët e luftës së fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës, vlerësojnë se kjo Kosovë e dnërtuar shtet deri në këtë fazë, nuk është kjo Kosova për të cilën ranë Adem e Hamez Jashari dhe shumë shqiptarë të tjerë, që e deshën popullin e tyre dhe luftuan për ta çliruar nga zgjedha fashizoide serbe.

Ky zhgënjim te të gjitha shtresat, edhe tek ish veteranet dhe veprimtarët e çështjes kombëtare, vjen nga fakti se në proces të ndërtimit të shtetit mungon llogaridhënia prandaj asnjë lider, që pas lufte abuzoi me pushtetin, zhvati buxhetin, korruptoi zyrtarët e bizneset, degradoi institucionet, shkatërroi arsimin e shëndetësinë, biznesin e mirëfilli e diplomacinë, e vrau shpresën e të rinjve të këtij vendi, nuk ka të drejtë të thirret në sakrificën e familjes se madhe te Jasharëve sikur që po vazhdojnë të thirren secili prej tyre, e të cilët po mundohen të shpërndajnë edhe përmes medieve mercenare , që shumicën i kontrollojnë në tërësi, fotografi që gjoja foto se paskan dal me Adem dhe Hamez Jasharin,ndërkaq e vërteta është ndryshe.

Prandaj është e turpshme se si mundohen të përfitojnë kur e dinë edhe ata vetë, por edhe populli, se Adem Jashari kishte refuzuar t’i takonte fare me të njëjtit, gjë që e kishte deklaruar vetë Sylejman Selimi në një intervistë për gazetën KOSOVA SOT në fillim të pasluftës, kurse kjo e vërtetë mbetet tani që të zbardhet nga familjarët e Adem dhe Hamëz Jasharit se pse Ademi refuzonte të takonte Hashim Thacin, Kadri Veselin dhe të tjerët që nga viti 1993,kur ata ikën e u fshehën në Perëndim.

Analisti politik Ramiz Bojaj tha për Kosova Sot se ata që abuzuan më luftën, me heronjtë, me lirinë, sot abuzojnë edhe me pushtetin, me shtetin e sovranitetin prandaj Kosova nuk është ajo që e dëshironin Adem e Hamz Jashari. “Banditët e pushtetit të Kosovës, duke abuzuar me emrin e UÇK-së, të rënies heroike të Adem e Hamëz Jashari bashkë me familjet e tyre si dhe me gjakun e derdhur për liri, kanë shtrirë strukturat e zhvatjes, nepotizmit, vjedhjeve, mashtrimeve në çdo segmente të shtetit.

Oligarkëve të rinj të pasluftës, iu është dashur një motiv (maskë), ose emblemë për të mashtruar e vjedhur gjithë jetën. Hajdutët tanë të rreshtuar nën marshin e mashtrimit, në emër të luftës e lirisë, ndërtuan strukturat mafioze e kriminale duke kontrolluar të gjithë damarët jetik të Republikës së Kosovës. Kapën pushtetin, mediat publike, institucionet e drejtësisë, policisë, duke ndërtuar strukturën e krimit të organizuar për të mbajtur nën kontroll hajdutërinë e tyre”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”. Sipas Bojat, hajnave u duhet një pretekst për të vjedhur, qoftë në emër të luftës, sakrificës, heroizmit etj., sepse përndryshe, vjedhjet pa mbulesë do t'i dërgonin prapa grilave.

“Ndërsa kur vjedh në emër të patriotizmit, mund të gjesh mbulesë në propagandën e çlirimtarit, atdhetarit, trimit. Ju e shihni se saherë që gjysmë drejtësia filloi së vepruari kundër keqpërdorimit të autoriteteve zyrtare të liderëve të korruptuar, komandantëve kriminelë e vëllavrasës, hajdutë e zhvatës, janë ngritur në këmbë strukturat mirë të organizuara, e pa fije turpi duke trumbetuar se, 'po cenohet lufta e shenjtë e UÇK-së, vlerat e lirisë, vlerat e kombit, e në fakt këta janë abuzuesit dhe privatizuesit e lirië e të shtetit, duke e vjedhur e shkatërruar deri në dërrasë.

Të vjedhësh në emër të UÇK-së, duke e përmendur edhe emrin e komandantit legjendar Adem Jashari, është krim i dyfishtë, mashtrim ordiner e pafytyrësi”, theksoi Bojaj për Kosova Sot Online.

Sipas Bojajt ky është abuzim i qelbur me vlerat e kombit. “Kemi dëgjuar kohën e fundit, se si presidenti Hashim Thaçi e kreu i Kuvendit Kadri Veseli, po kërkojnë krijimin e një gjykate speciale për krimet serbe! Ku ishin këta gjer më sot, tash e 20 vjet?!. Kosova ra në humnerë, u izolua, u vodh, u shkatërrua, rinia ikën e pas gjithë kësaj katrahure qe ka rënë shteti, ndezën motorët e patriotizmit, UÇK, heronjtë, dëshmorët. Çka është ky ironizim, luftë me ndjenjat më sublime të kombit! Këtu, jo vetëm qe nuk ka asgjë serioze, por ka përqeshje më gjakun tonë të derdhur për liri. Këta qe fshihen pas luftës e familjes heroike të Adem Jasharit, janë arkanët e Kosovës, hajnat më të paskrupullt, shkatërruesit më të vrazhdë të lirisë e të shtetit tone”, tha analisti Ramiz Bojaj për Kosova Sot Online.

(Kosova Sot Online )