Ç’po ndodh me motin? Sinoptikanët: Temperaturat ulen ndjeshëm, ja kur pritet përmirësim

  • 07 May 2019 - 09:08
Ç’po ndodh me motin? Sinoptikanët: Temperaturat ulen ndjeshëm, ja kur pritet përmirësim

Reshje shiu dhe ulje e ndjeshme temperatuarsh, madje edhe debore ne zonat malore duket se ka larguar pranveren.

 

Meteoalb parashikon se dita e sotme do te shoqerohet me vranesira dhe reshje, per te shfaqur shenja permiresimi gjate pasdites. Nderkohe qe kthjellimet do duhet t’i presim neser.

MOTI NE VIJIM: Sor, duke iu afruar mesditës pritet përmirësim i motit fillimisht në zonat Perëndimore dhe gradualisht edhe në zonat Lindore, ku edhe pasditja paraqitet me vranësira por me reshje të pakta në zona të izoluara. E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territorin shqiptar.

Temperaturat sot ulen ndjeshëm në zonat Lindore por rënie më e lehtë pritet në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa mesdita sjell rritje të lehtë të temperaturave në vend. Mëngjesi i së mërkurës ruan temperatura thuajse konstnate por një rritje me të paktën 2-3°C sjellin orët e mesditës duke ngjitur MAX në rang vendi mbi 22°C.

(Kosova Sot Online )