Drejtësia është në duart e politikanëve të fuqishëm të Kosovës!

  • 07 May 2019 - 20:30
Drejtësia është në duart e politikanëve të fuqishëm të Kosovës!

Edhe pse politikanët i shohim të flasin për luftën kundër korrupsionit, sipas analistëve, çdo gjë ka mbetur në këtë nivel, sepse secila qeveri që ka ardhur në pushtet e ka shfrytëzuar per t’i mbushur xhepat e kontot e mafio-oligarkëve të kriminalizuar.

Sipas analistit Faik Krasniqi, në një prononcim dhënë për “Kosova Sot Online”, “kjo është bërë qëlimisht. Një vend i prapambetur ekonomikisht, është më lehët të sundohet. Dhe kjo klasë politike në pushtet për dy dekada ja arriti qëllimit. Drejtësia në Kosovë është në duart e politikanëve të fuqishëm të Kosovës”.

“Asnjë Qeveri në Kosovën e pasluftës nuk e ka pasur prioritet zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Qëllimi i tyre ka qenë pushteti dhe paraja, që i kanë fituar përmes kompanive që i kanë favorizuar. Por njëkohësisht edhe i kanë trembur invesitorët e huaj, duke ju kërkuar haraç. Kjo është bërë qëllimisht. Një vend i prapambetur ekonomikisht, është më lehtë të sundohet. Dhe kjo klasë politike në pushtet për dy dekada ja arriti qëllimit. Drejtësia në Kosovë është në duart e politikanëve të fuqishëm të Kosovës”,thotë Faik Krasniqi, për “Kosova Sot Online”.

Tutje, sipas Krasniqit, “për këtë gjë këta janë kujdesur që nga fillimi. Pjesë e kapjes së drejtësisë janë edhe bizneset e lidhura me politikën. Politika dhe drejtësia kanë lidhur një pakt që në fillim. Ne s'ju ngacmojmë juve, dhe as ju neve. Të gjithe jemi në paqe. Nëse ndonjë prokuror ka tentuar të bëj diçka, këta janë kujdesur që menjëherë ta zëvendësojnë me një tjetër. Kjo gjendje do të vazhdojë shumë gjatë, sepse as populli nuk është i interesuar t'i largojë këto hiena njëherë e përgjithmonë. Populli për dy dekada është bërë imun!”

(Kosova Sot Online)