Liderët dhe Mogherini në pritje të Vuçiqit në Tiranë

  • 08 May 2019 - 18:35
Liderët dhe Mogherini në pritje të Vuçiqit në Tiranë

Kanë arritur në Tiranë presidenti Hashim Thaci, Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini; presidenti slloven, Borut Pahor dhe Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik. Po pritet të arrijë edhe Vuçiq.

Presidenti serb, Alkeksander Vuciq, akoma nuk ka arritur në Tiranë, ku po pritet nga liderët e tjerë ballkanikë dhe Mogherini për të nisur punimet dyditore para Samitit të Brdo-Brijunit.

Vuciq, sipas agjendës së këtij samiti, ishte planifikuar të arrinte në Tiranë në orën 18:00, atëherë kur edhe është planifikuar të mbahet protesta kundër ardhjes së tij dhe Dodikut në një nga sheshesh e kryeqytetit shqiptar.

Media nga Tirana raporton se sonte në Tiranë do të mbahen edhe një darkë joformale në një nga hotelet ku edhe janë planifikuar të mbahen punimet.

Deri tash në Tiranë janë zhvilluar disa takime.

Presidenti Thaçi ka arritur i pari, e ai ështa takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Më pas ka arritur Mogherini, që pas takimit me Ramën, kanë dalë në një konferencë për media.

Samiti dyditor do të pritet nga presidentja krate Kolinda Grabar Kitaroviq, presidenti slloven dhe presidenti i Shqipërisë. 

(Kosova Sot)