Mogherini e luan rolin e ndërmjetësueses – i bën bashkë Thaçin e Vuçiqin

  • 09 May 2019 - 10:25
Mogherini e luan rolin e ndërmjetësueses – i bën bashkë Thaçin e Vuçiqin

Shefja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka mbajtur takim me Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin në Samitin Brdo Brijuni në Tiranë

Televizioni 7 nga Samiti Brdo Brijoni raporton se takimi i Presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, bashkë me Federica Mogherinin ka zgjatur gjysmë ore

Më herët, Presidentët i kishin shpërnguar duart, por Thaçi nuk e kishte bërë një gjë të tillë edhe me Milorad Dodikun, i cili është njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Për ardhjen e tij, Presidenti Hashim Thaçi dje ka thënë se Dodik nuk është dashur të ftohet, dhe se presidenca e Shqipërisë duhet të sqarojë se pse e ka ftuar një person të cilit ia ka mbyllur dyert krejt bota,

(Kosova Sot Online)