Shpërthen Haziri: Kosova po udhëhiqet nga kriminelët, oligarkët e mafiozët

  • 12 May 2019 - 07:45
Shpërthen Haziri: Kosova po udhëhiqet nga kriminelët, oligarkët e mafiozët

Mungesa totale e sundimit të shtetit të së drejtës në Kosovë, dhe zotimi I vazhdueshëm I politikës kur kërkohet vota qytetarët për këtë shtet, ka zhgënjyer tej mase edhe opinionin e thjeshtë qytetar por edhe analistët politik.

Image
Arsim Haziri

Analisti Arsim Haziri, ka thënë për “Kosova Sot Online” se mbetet shumë I shqetësuar se si janë bërë bashkë dhe po bëhet akoma, për vite të tëra, partnerë të ngushtë në Kosovë vetëm tradhtarët e kriminelët, oligarkët e mafiozët, dhe kështu në mënyrë të kundërligjshme të tillët po bëhen njerëzit më të pasur dhe biznesmen të “zotët”, derisa të tillë nuk arrijnë të bëhen biznesmenët e ndershëm dhe të aftë, por vetëm politikanët e inkriminuar dhe liderët e tej-korruptuar.

"Prandaj, luftimi i drejtësisë dhe integrimi i skajshëm i fenomeneve negative në çdo institucion publik, ia ka humbur rëndësinë dhe perspektivën e shtetit tonë, duke ia zhvlerësuar gradualisht edhe elemente që aktualisht i posedon. Politika mjerisht në shoqërinë tonë, është pothuaj gjithçka, ajo padrejtësisht dhe negativisht ka zaptuar individualitetin dhe karakterin e shtetit si universalizim social. Është fatkeqësi për udhëheqësit, se aq thellë e kanë instaluar korruptonin dhe hendekun, sa shtresat e sakatuara orientohen kah nevoja e disa kah dëshira, më konkretisht kah jeta luksoze. Kështu që asnjë qeverisje deri më tani, çfarë ka promovuar nuk ka implementuar. Ato gjithnjë teoritikisht kanë proklamuar legjislacion dhe zbatim të saj, e paradoksalisht kanë qenë ata që e kanë shkelur at.”, tha analisti politik Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”. Është mendim i tij se shtetin tonë, e kanë marr nën qeverisje, kleptokratët, një formë e reduktimit të pushtetit nacional, dhe orientim drejt plotësimit të interesave klanore të cilat duhet të ndëshkohen, me votë dhe me mjete tjera demokratike.

“Unë theksoi se vështrim objektiv, dhe të rrjedhshëm situatës negative duhet t'i bëjnë qytetarët, ata kanë mundësinë edhe përmes procedurave demokratike(zgjedhjeve apo protestave ), t'i ndëshkojnë të kriminalistët dhe figurat që e shtyjnë këtë koncepte me çdo kusht mëtejshëm. Kosova nën çdo sondazh e matje aritmetike për aktualitetin, karakterizohet me shifra negative alarmante, që në kushte normale bartësit e përgjegjësive publike, do duhej të shkonin në shteti në çfarëdo mënyre”, theksoi analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )