Përleshje në Gllogoc, një person theret me thikë
Një person nga Gllogoci ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një i dyshuar
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gllogoc, ku viktima ka pësuar lëndime trupore pas therjes me thikë nga një person i dyshuar.
Policia bën të ditur se ka konfiskuar një thikë në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)