LDK e VV braktisin seancën: Kadri Veseli po tallet me qytetarët

  • 20 May 2019 - 11:40
LDK e VV braktisin seancën: Kadri Veseli po tallet me qytetarët

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtit janë të mendimit se kërkesa për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë është një tallje me qytetarët, pasi që një Tribunal i tillë mund të krijohet vetëm nga OKB-ja.

Largimin nga seanca e paralajmëroi vetë shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.

(Kosova Sot Online)