Haki Abazi godet Shpend Ahmetin: Suksesi i vetëm i Prishtinës është kthimi i shpejtë i emailave
Aktivisti i shoqërisë civile, Haki Abazi, ka goditur kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Abazi ka minimizuar punën e Ahmetit si udhëheqës i kryeqytetit kosovar.
Sipas Abazit, “suksesi i vetëm i Prishtinës është kthimi i shpejtë i emailave”.
Abazi po ashtu ka komentuar vendimin e dikurshëm të Ahmetit për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e braktisi për të kaluar në Partinë Socialdemokrate.
Inkuadrimin e anëtarëve të ish-partisë Fryma e Re – në të cilën bënte pjesë Ahmeti para se të shkonte në VV – në partinë e Albin Kurtit, Abazi e ka cilësuar “lëvizje djallëzore”.
(Kosova Sot Online)