Shpërthen Badallaj: Dhënia e lejeve ndërtimore po kushtëzohet përmes haraçit!

  • 28 May 2019 - 07:46
Shpërthen Badallaj: Dhënia e lejeve ndërtimore po kushtëzohet përmes haraçit!

Videoja e fajdeve, dhe ankesa e biznesmenit Faton Dalladaku, i cili i ankohet Kadri Rexhepit, se Rrahim Hashimi nuk po ia kthen paratë dhe se kontrata dhe leja për ndërtimin e spitalit nuk iu dha, ashtu siç iu premtua, është komentuar edhe nga analisti politik Reshat Badallaj, sipas të cilit kjo video e vërtetoi tërësish skenarin e pistë se si edhe tani vazhdojnë të shiten e të blihen lejet e ndërtimit në komunën e Prishtinës. Duke qenë kjo e vërtetë ndonëse e pa hetuar nga Prokuroria e shtetit dhe ajo Speciale, Badallaj thotë se "askush tani nuk mund ta mohoj faktin se si dhënia e lejeve të ndërtimit po kushtëzohet vetëm përmes haraçit, duke u detyruar investitorët që projektet të bëhen përmes arkitektëve që janë dhe shërbejnë si urë lidhëse në krimin e organizuar të kryetarëve të komunave, me theks të veçantë të Prishtinës".

Image

 

“Video e fajdeve shumë çka nxori në dritë se çka kanë bërë bandat e kanaleve të nëntokës kriminale, edhe pse këto banda dhe krye banditë mundohen t´i nxjerrin si të pa vërteta. E kanë të kotë, sepse tashmë është parë e gjitha se çka kanë bërë dhe me kënd kanë bashkëpunuar dhe si janë pasuruar me anë të krimit të organizuar të kryebanditëve të majave të shtetit, po ashtu edhe si është organizuar edhe në Prishtinë dhe përreth saj, dhe se kush është pasuruar dhe ka vjedhur djersën e taksapaguesve”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online “ .

Sipas Badallajt, askush më nuk mundë ta mohoj as ta fshehë të vërtetën për shitjen e lejeve ndërtimore si kat kriminal që ka funksionuar në komunën e Prishtinës dhe komunat tjera, por që majën e “Olimpit” e ka arritur në mandatin e Shpend Ahmetit, sepse përvoja e ka mësuar atë që nga e kaluara nuk u burgos askush për një biznes të tillë kriminal.

“Merreni me mend se si janë shitur 20 vite këto lejë ndërtimi dhe askush nuk u burgos dhe nuk u zbardh ky krim i organizuar nga këta kriminel dhe nga ky rrjet i fuqishëm i këtyre hajnave në dëm të vendit dhe si i bie kësaj. Ky rrjet është mbështetur nga krye banditët e majave të shtetit dhe Parllaku i doli hapur me qeverisjen e Shpend hajnit apo Shpend jahtit, se si i shiti lejet, dhëniet e tokës në zemër të Prishtinës bandave serbiane, se mu për këtë hajni u ngritë edhe aktakuzë dhe ajo po mbulohet nga pluhuri në sirtarët e kësaj kopeje puthadorësh të krye banditëve të shtetit. Dhe, me shumë të drejt, pos meje, po pyesin qytetarët e vendit se ku është dhe çka po bënë Prokuroria Speciale që nuk i trazon këto banda kriminelësh të këtij rrjeti shumë të fuqishëm antishtetëror”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas Badallajt, "të heshtësh kundër kësaj dukurie të shëmtuar antishtetërore që janë duke e kryer ky rrjete mafioz nga këta kriminelë nuk është asgjë tjetër pos të pajtohesh me krimin ose je duke bashkëpunuar me këtë rrjet kriminal antishtetëror dhe antikombëtar prandaj populli do të duhej ngritur që ti ndjek të gjithë këta abuzues me pozitën në pushtet".

“Për të shpëtuar nga këta krye kriminel duhet vepruar si në Singapor, ku burgosen thuajse komplet majat shtetërore dhe papunësia është 0% , dhe shteti ka ecur në zhvillim për së mbari dhe është shembull në botën e qytetëruar”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online” .

 

(Kosova Sot online )