Boris Johnson do të përballet me gjyqin

  • 29 May 2019 - 14:09
Boris Johnson do të përballet me gjyqin

Boris Johnson pritet të përballet me gjyq për gënjim të publikut britanik rreth pasoja të Brexitit

Një gjykatës ka thirrur deputetin konservativ për të u paraqitur në gjykatë pasi që një njeri ka bërë një padi private për pretendimet se kostoja e antarësisë në në BE po i kushton vendit 350m funta në javë.

Gjykatësja Margot Coleman ka hedhur poshtë pretendimet e avokatëve të Johnson se rasti ishte një përpjekje për të shpjeguar rezultatet e referendumit të vitit 2016.

“Pasi kam konsideruar të gjithë faktorët relevantë jam i kënaqur që ky është një rast i mirë për thirrje para gjyqit për tre akuza të ndryshme”, ka thënë Coleman.

“Akuzat janë në fazën preliminare. Kjo do të thotë se të akuzuarit do i kërkohet që të dalë para gjykatës për një dëëgjim, dhe pastaj rasti do dërgohet në gjykatën e kurorës për një gjykim final”

Akuzat janë për deklarata të Johnson para referendumit që kanë qenë të pavërteta.

“Demokracia kërkon lidership të sinqertë nga ata që mbajnë pozita publike”, tha Lewis Power, avokat që përfaqëson palën akuzuese në këtë rast.

“Britania asnjëherë nuk i ka dhënë Bashkimit Evropian 350m funta brenda një jave”

Ndryshe Johnson është një ndër kandidatët kryesor për të pasuar Theresa Mayn në pozitën e kryeministrit të vendit. Johnson kishte bërë fushatë të egër për të nxjerrë Britaninë nga BE’ja.