I mbanë zgjuar dhe të fokusuar: Kjo është droga që e përdorin terroristët

  • 30 May 2019 - 14:17
I mbanë zgjuar dhe të fokusuar: Kjo është droga që e përdorin terroristët

Veprimet e kriminelëve, nga ato më brutalet, vrasje e masakra e përdhunime, sipas ekspertëve shpeshherë pasohen me marrjen e një droge që quhet Amfetamina

Ky bari ndryshe njihet edhe  si “shpejtësia”,  dhe është një lloj i simulantit që përdoret nga njerëzit për të qëndruar në gjendje gatishmëria dhe të fokusuar.

Ky lloj i drogës ishte përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat Aleate ndërsa në ditët e sotme e përdorin studentët për që studiuar dhe që qëndrojnë zgjuar në orët e vona.

“The Guardian” raporton se Siria është lider në eksportim dhe konsumim të drogave ilegale. Mediumi britanik raporton se ky shtet është prodhues numër një i një amfetamine të quajtur “Captagon”.

“Captagoni” është një pilulë e vogël që ofron fuqi të jashtëzakonshme. Është bërë e famshme në mesin e militantëve në Siri, të cilët e kanë konsumuar me të madhe për të fituar energji që të luftojnë pa pushim, duke kryer akte më brutale që mund t’i bëj një njeri.

(Kosova Sot Online)