Kush është zeshkanja që kujdeset për presidenten kroate?
Një grua me flokë të zeza ka qenë pjesë e sigurimit të kryetares kroate Kolinda Grabar Kitarovic gjatë vizitës në Osijek.
Kryetarja kroate të shtunën ka vizituar Osijekun me rastin e ditës së zhupanisë së Osijekut e Baranjës dhe ka bizituar shtëpinë për pleq e të paaftë dhe qendrën për autizëm.
Tërë kohën asaj nuk i është ndarë jë grua me flokë të zeza, e cila ka qenë pjesë e sigurimit të saj.
Kryetarja ktheht djathtas, ajo menjëherë pas saj, vendos të përshëndesë njerëzit në të djathtë, dama me sako të hirtë e përcjell në hap. Gati në të gjitha fotografitë në të ciat është kryetarja kroate, në afërsi është edhe ajo.
Mediet kroate shkruajnë për hijen e kryetares kroate, por tash për tash duke mos e zbuluar identitetin e saj.
(Kosova Sot Online)