I shkoi në shtëpi i bindur se gruaja ishte me dashnorin, si e pësoi 35-vjeçari shqiptar

  • 03 June 2019 - 13:35
I shkoi në shtëpi i bindur se gruaja ishte me dashnorin, si e pësoi 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në Noale të Italisë, ku shqiptari, identitet i të cilit nuk bëhet i ditur, ndonëse se me urdhër gjykate e kishte të ndaluar t’i afrohej bashkëshortes, kishte shkuar në shtëpinë  e saj, i bindur se e shoqja ishte me një dashnor.

Gruaja ka thirrur menjëherë policinë, të cilët arrestuan 35-vjeçarin. Sipas bashkëshortes së tij, ajo kishte jetuar prej vitesh në terror, si pasojë e kërcënimeve dhe dhunës së bashkëshortit të saj. 

Veç 35-vjeçarit, autoritetet italiane kanë arrestuar edhe një tjetër shqiptarë, i akuzuar po ashtu për dhunë në familje. Në pranga ka rënë një 40-vjeçar me inicialet S.E., i cili dyshohet se sulmoi gruan e tij, pas një sherri me të. Për fat të mirë gruaja nuk ka pësuar lëndime serioze.

Image

(Kosova Sot Online)