“Një paketë e përbashkët”, zbulohet skenari i Thaçit që Serbisë t’ia fal...

  • 09 June 2019 - 12:58
“Një paketë e përbashkët”, zbulohet skenari i Thaçit që Serbisë t’ia fal...

Kasta politike në Kosovë, edhe pse kanë kaluar 20 vite nga lufta në Kosovë, ka dështuar të adresojë dhe të kërkojë nga Serbia kompensimin e dëmeve të luftës. Kurse drejtësia kosovare po i cilëson të pa lejueshme paditë individuale të qytetarëve dhe bizneseve të deponuara në institucionet e drejtësisë.

Sipas analistëve politikë, politikanët kosovarë preokupim të vetëm kanë një marrëveshje me Serbinë por pazare të dëmshme për Kosovën, edhe me territor edhe me falje të krimeve e dëmeve të luftës.

Image
Gani Qarri

“Krejt kjo, as që duket të jetë preokupim i opinionit publik as pushtetarëve të inkriminuar të vendit, ndaj sot vajtohet vetëm se si të bëhet Pazar me territorin e Kosovës, për të shpëtuar krye tradhtarin e shtetit tonë të brishtë Hashim Thaçin nga Gjykata speciale. Pra, kanë kaluar përmbi 20 vite e pozita e as opozita, asnjëherë nuk e vendosen si kusht që të mos vazhdohet kurrfarë dialogu me Serbinë, pa e detyruar Serbinë të përgjigjet për gjenocidin e kryer dhe kompensoj dëmet e luftës të shkaktuara nga ajo gjatë okupimit dhe luftës në Kosovë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Qarrit, duke parë se si u përkujdes kjo klasë e inkriminuar politike e pas luftës, që edhe pas dy dekadash drejtësia kosovare të mos ndërmarr asgjë për paditë e qytetarëve dhe bizneseve kundër Serbisë për dëmet e luftës, pushtetarët e shitur të vendit po dëshmojnë hapur, se ata duan t`ia falin Serbisë okupatore gjenocidin e kryer dhe dëmet e lutës të shkaktuara në vendin tonë.

“Drejtësia kosovare, e dirigjuar nga politika e inkriminuar, ka refuzuar ta adresoje çështjen e kompensimit të dëmeve të shumta që iu bënë qytetarëve dhe bizneseve, nga regjimi gjenocidial serb,por edhe të gjithë të tjerëve që ngritën padi në Gjykatë, duke ia mbajtur krahun Serbisë fashiste që na dogji, na vrau e shkatërroi në masë. Të njëjtës Serbi, presidenti kuisling Hashim Thaçi & Co po insiston t`ia falë edhe 1/3 e territorit të Kosovës, dhe krejt këtë në një paketë të përbashkët me gjenocidin dhe dëmet e luftës të shkaktuara në mënyrë të organizuar shtetërore nga Serbia okupatore në Kosovë” theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo falje kaq e lehtë e dëmeve të luftës kundrejt Serbisë po planifikohet të bëhet nga krerët e shtetit, pasi që të gjithë këta janë bërë miliarderë në kurriz të popullit dhe tani nuk duan të dinë për të drejtat e të tjerëve as për obligimet ligjore e kushtetuese.

(Kosova Sot Online)