Në këtë qytet shqiptar plas shiu dhe breshëri, dalin pamjet e “dimrit” në mes të qershorit

  • 11 June 2019 - 18:20
Në këtë qytet shqiptar plas shiu dhe breshëri, dalin pamjet e “dimrit” në mes të qershorit

Qershori shënon ardhjen e verës, por duket se në qytetin e Librazhdit stina e nxehtë do duhet “të presë”

Këtë të martë në Librazhd kanë shpërthyer reshjet e shiut, madje dhe breshërit duke shkaktuar jo pak vështirësi në aksin rrugor Librazhd- Elbasan. Një pjesë e rrugës madje ka pësuar dhe rrëshqitje të dheut e gurëve.

(Kosova Sot Online)