Vjen një “goditje” për Hashim Thaçin: Kjo është arsyeja pse duhet të shkojë në burg

  • 12 June 2019 - 17:02
Vjen një “goditje” për Hashim Thaçin: Kjo është arsyeja pse duhet të shkojë në burg

Komisioni hetimor për skandalin në PTK po vazhdon intervistimet e ish përgjegjësve kryesor për gjendjen e krijuar në Telekom së fundi dhe në të kaluarën kur është nënshkruar kontrata me Z- Mobile. E analistët politikë, vazhdojnë të kërkojnë me nguti që të veprojnë institucionet e drejtësisë për ta shkatërruar gjithë kupolën politike të përfshirë në këtë krim të dekadës.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri mendon se kupola e kësaj lidhje kriminale të planifikuar për shkatërrimin e PTK-së përmes kontratës Z- Mobile me Devollët, mbështetjen kryesore e ka pasur dhe e ka tek ndikimi veprues i ish kreut të PDK-së, Hashim Thaçit, më vonë kryeministër e tani president vendi.

“Për tu ç`rrënjosur korrupsioni dhe krimi i organizuar në vend, para se të futen në burg Devollët, pikë së pari duhet të burgosen baballarët e krimit të organizuar në vend,si Hashim Thaçi & CO të cilët janë burimi i të gjitha të këqiave që i kanë ndodhë dhe vazhdojnë ti ndodhin Kosovës. Ishte Hashim Thaçi me kompani ai i cili vëllezërit Devolli nga biciklist të thjeshtë në Pejë, i ktheu në multimilioner dhe mafio-oligarkët më të mëdhenj të Kosovës, duke ua shitur gati falë, shumë asete me rëndësi shtetërore, që nga fabrika e amortizatorëve e deri te lidhja e imponuar për PTK-n, e kontratave mafioze me Z-mobile të cilën nga kompania më fitimprurëse e sollën para falimentimit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”

Sipas tij, me pushtetarët aktual injorant e servil në krye të shtetit, si presidenti kuisling Hashim Thaçi, Kadri Veselin krye parlamentar dhe Ramush Haradinajn kryeministër, është e pamundur të vihet rend e ligj në vend dhe po rrezikohet hapur edhe ekzistenca e mëtejme e shtetësisë së Kosovës.

“Kështu që,për shkak të shkatërrimit të PTK-së përmes kontratave fiktive me Z-mobile,përveç vëllezërve Devolli, paraprakisht në burg duhet të shkojë Hashim Thaçi,i cili përveç se Devollët i ngriti në pronar të një perandorie biznesore, fillimisht emëroi Shkëlqim Devollin si "diplomat nderi" i IRJM-s së Gruevskit-në Kosovë, e pas rrëzimit të Gruevskit, e veshi edhe të vëllain-Blerim Devollin me petkun fiktiv tanimë si "diplomat nderi" i Edvin Kristaq Ramës në Kosovë, dhe nga ndikimi i Thaçit edhe prokuroria e kapur e vendit, tash e sa vite, përkundër një mali me fakte,as që guxon ti nis hetimet ndaj Devollëve. Kjo flet katërçipërisht se Devollët, si mafio-oligarkët më të mëdhenj në vend,janë nen mbrojtjen e drejtpërdrejtë të politikaneve mafioz kosovare si Thaçi & CO, gjë që po dëshmohet edhe nga zbulimi i skandaleve dhe pazareve që janë bërë nga njerëzit e tyre, të involvuar ne PTK”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Edhe deklarata e dhënë e ish kreut te PTK-së, z. Shyqyri Haxha i cili tha se është kërcënuar disa herë me vdekje,duhet të jetë një alarm më tepër se pikërisht Devollët me Pushtetarët e inkriminuar, mund të qëndrojnë prapa këtyre kërcënimeve, kundër të cilëve përfundimisht prokuroria, inekzistente, e shtetit duhet të dëshmojë se ekziston dhe nisë hetimet e ndërmarrë masat e nevojshme, për të cilat paguhet majmë nga taksapaguesit kosovar dhe është e obliguar me ligjet e shtetit”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

( Kosova Sot Online)