Shkoi për ta kumtuar mbylljen e shkollës – Qëndron Kastrati u përzu nga fshati i Kamenicës

  • 13 June 2019 - 12:59
Shkoi për ta kumtuar mbylljen e shkollës – Qëndron Kastrati u përzu nga fshati i Kamenicës

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është përballur me një revoltë të fortë të qytetarëve të komunës së tij, të cilët po kundërshtojnë synimet e tij për reforma në arsim. Në një diskutim publik të organizuar në fshatin Hodonoc të Kamenicës, Kastrati nuk ishte lejuar fare që t’ia nis fjalimit të tij, duke i fishkëllyer nga qytetarët.

Në disa pamje të reja të publikuara nga ai incident, duket se situata ishte afër të përshkallëzohej edhe në konflikt fizik mes një banori i cili i afrohet i nervozuar kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati. Kastrati në këtë tubim, ishte nisur për të treguar se do të mbyllte shkollën, si pjesë e reformave të tij në arsim.

Përveç që nuk u lejua të flas, pas daljes nga tubimi, makina e tij ishte goditur me vezë nga qytetarët e pakënaqur.

 

Pamje te reja nga Hodonoci: Banoret nuk lejojne kryetarin e Kamenices te flas

Posted by Kamenica Press on Thursday, June 13, 2019

(Kosova Sot Online)