Haradinaj: Gjenerali John Boyd me shërbimin e tij u shndërrua në inspirim
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart shërbimin e gjeneralit Joihn C. Boyd në Kosovë. Haradinaj mori pjesë në pritjen lamtumirëse për Boyd dhe tha se shërbimi i tij ishte unik për paqe dhe siguri në vend.
“Gjeneral John C. Boyd është njeriu i Kosovës dhe Kosova tashmë është shtëpia e tij e dytë. Sonte, në pritjen lamtumirëse për gjeneralin Boyd organizuar nga komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, nderuam shërbimin e tij unik për paqe e siguri për vendin tonë duke u shndërruar në një inspirim të madh. Faleminderit Gjeneral!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
(Kosova Sot Online)