Nga burgu i Fatos Nanos tek Basha i “pandehur”, si i heton prokuroria liderët e opozitës shqiptare

  • 16 June 2019 - 23:48
Nga burgu i Fatos Nanos tek Basha i “pandehur”, si i heton prokuroria liderët e opozitës shqiptare

Lulzim Basha është kreu i tretë i opozitës, që merret i pandehur nga Prokuroria. Në dy herët e tjera, vendimet për hetimet e politikanëve të lartë të opozitës kanë rezultuar qartësisht të ndikuara politikisht.

Për herë të parë, i pandehur është marrë Fatos Nano. I akuzuar për shpërdorimin e ndihmave italiane pas vitit 1990, Nano u bë i pari lider i opozitës që u hetua, iu hoq imuniteti dhe u dënua.

Më pas, i pandehur është marrë Sali Berisha, pas vitit 1997. Atij iu hoq imuniteti, por nuk pranoi të depononte në Prokurorinë e socialistëve. I akuzuar për krime gjatë kohës si President, Berisha nuk u dënua.

Në rastin e Lulzim Bashës, gjërat duket se janë më ndryshe. Basha bashkë me deputetët e opozitës kanë hequr dorë nga mbrojtja me imunitet, duke dorëzuar mandatin e deputetit. Prokurori e ka më të thjeshtë edhe arrestimin e tij.

Sidoqoftë, Basha i është bashkuar tashmë grupit të kryeopozitarëve të hetuar nga Prokuroria, edhe pse rasti i fundit ishte para 22 vitesh.

Duket se heqja dorë nga imuniteti po i shërben të dy palëve. Opozitës për të treguar se nuk ka frikë nga asnjë hetim, dhe palës tjetër që po shfrytëzon maksimalisht mungesën e mbrojtjes si deputet.

(Kosova Sot Online)