Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Miresh

  • 17 June 2019 - 08:59
Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Miresh

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Miresh, apo njohur ndryshe si fshati ‘Dobërqan’.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, përderisa nuk dihet për persona të lënduar.

Në fotografitë e dërguara  shihet se janë krijuar edhe kolona të gjata si pasojë e aksidentit dhe disa pjesëve të cilat janë shpërndarë në asfalt.

(kosova Sot Online )