“Eh more djema, është bërë shkopi me m*t në të dy krahët”/ Përgjimet në “Bild”, reagon ish-kryebashkiaku i PS

  • 18 June 2019 - 11:52
“Eh more djema, është bërë shkopi me m*t në të dy krahët”/ Përgjimet në “Bild”, reagon ish-kryebashkiaku i PS

Prej ditës së djeshme, politika është trazuar edhe një herë pas përgjimeve që janë publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, ku në këto audio këtë herë dëgjohej edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Një koment i lënë në Facebook-un e Shpëtim Gjikës ka tërhequr vëmendje, një ditë pas këtyre audio-përgjimeve të reja.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, ka shkruar: E kishte mirë xha Kamberi, Kamber Aliko, kur thoshte: eh more djema, është bërë shkopi me m*t në të dy krahët!

Duket  se ky është reagimi i tij Gjikës për zhvillimet e fundit në politikë, por pa dashur të bëj komente më të detajuara dhe duke shkaktuar kështu të qeshura mes miqve të tij në rrjetin social.

Image

 

(Kosova Sot Online)