Agjenti serb në zyrën e Thaçit, kërkohet mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë

  • 19 June 2019 - 13:42
Agjenti serb në zyrën e Thaçit, kërkohet mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kërkuar që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Kjo sipas tij, pasi që në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikoliç. 

“Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb. Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare", ka shkruar Konjufca në facebook.

Tutje ai ka shtuar se sipas kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. 

“Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen. Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojçiç-it ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vuçiçi-it.”, përfundon Konjufca.

(Kosova Sot Online)