Gjuriq: Dialogu me Kosovën i domosdoshëm, por duhet ta heqin taksën
Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, por ai mund të rifillojë vetëm nëse hiqet taksa.
Këto deklarimet Gjuriq i ka bërë në një takim me zëvendës drejtorin e Përgjithshëm për Çështje politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Diegol Brasoli.
Gjuriq ka thënë se këto vendime të një anshme të Prishtinë ia kanë mbyllur rrugën dialogut të Brukselit.
“Lëvizjet e një anshme dhe taktikat e Prishtinës ia kanë mbyllur dialogun dhe kanë minimizuar çdo mundësi për t’u ulur në tryezën e negociatave”, ka potencuar ai.
Sipas Gjuriqit, këto veprime të Prishtinës janë një burim i përhershëm i destabilizimit të rajonit.
“Sjellja e papërgjegjshme e Prishtinës është një burim i përhershëm i paqëndrueshmërisë në rajon”, ka thënë ndër të tjera ai.
(Kosova Sot Online)