S’i dëgjoi urdhërat e policisë për të mbyll lokalin, arrestohet mitrovicasi

  • 20 June 2019 - 14:29
S’i dëgjoi urdhërat e policisë për të mbyll lokalin, arrestohet mitrovicasi

Në orët e mesnatës  së datës  20 qershor 2019, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për ‘pengim të zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës zyrtare’.

Arrestimi i të dyshuarit  është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kishin urdhëruar pronarin e një lokali që të ndalë muzikën dhe të mbyllë lokalin, me ç’ rast i dyshuari përveç mospërfilljes së urdhrave të ligjshëm kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrave zyrtare. 

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit  të dyshuarit  A. J., 49 vjeçar, i është  shqiptuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij është iniciuar rasti për ‘pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’.

(Kosova Sot Online)