Protesta e opozitës, Meta: Të jetë tërësisht paqësore

  • 21 June 2019 - 20:23
Protesta e opozitës, Meta: Të jetë tërësisht paqësore

Në një reagim për mediat Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)