Hoti godet keq Ramush Haradinajn e Shpend Ahmetin

  • 23 June 2019 - 10:10
Hoti godet keq  Ramush Haradinajn e Shpend Ahmetin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka goditur ashpër kryeministrin, Ramush Haradinaj e Shpend Ahmetin, rreth punësimeve të shumta në zyrën e kryeministrisë por edhe të parit të Prishtinës.

Hoti, ka shkruajtur në Facebook se në Qeverinë  e PAN-it janë punësuar më shumë se 1,245 persona për shërbime të "veçanta", prej të cilëve 94 në Zyrën e Kryeministrit.

Më tutje ka jap edhe të tjera të dhëna si mbajta e 407 persona të punësuar jashtë listës se pagave, janë paguar 20.3 milionë euro për vendime gjyqësore, janë rritur detyrimet kontingjente ndaj palëve në vlerën prej 196 milionë euro etj.

Kurse keq nuk e  ka lënë as kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke ja numëruar dështimet e tija.

“Sa i përket investimeve kapitale, me 2018 ka pasur të planifikuar 38 milionë euro. Por, i kanë tepruar 57% të mjeteve, apo 23.3 milionë euro. Nga këto mjete, 9.5 milionë janë mjete të pashpenzuara nga viti 2017”, shkruan Hoti.

Image

 

(Kosova Sot Online)