Alarmon rëndë profesori i sigurisë për Veriun e Kosovës: Kujdes, Serbia po...

  • 27 June 2019 - 07:39
Alarmon rëndë profesori i sigurisë për Veriun e Kosovës: Kujdes, Serbia po...

“Krejt kjo e ka një përfundim, pra ndarjen e veriut të Kosovës, që deri më tani ky plane ju ka dështuar, por gjithsesi ne duhet pasur kujdes”, tha Islami për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sigurinë në Kosovë kërkojnë nga institucionet e shtetit që ta menaxhojnë me shumë kujdes i improvizimin që po e bëjnë serbët e veriut të Kosovës, për kinse një krizë humanitare, pasi sipas tyre ky improvizim mund të ju shërben atyre dhe shtetit serb si alternativë tjetër për ndarje, duke parë dështimin në planin Thaçi-Vuqiq për korrigjim kufijsh.

Image

Sipas tyre, rreziku vjen e bëhet akoma më serioz në një situatë të tillë pasi që sikur dihet në pjesën veriore të Kosovës kemi për gati dy dekada mos funksionim të shtetit në tërësinë e vetë territoriale në bazë ligjeve dhe kushtetutës, e që tani është futur tërësisht nën kontrollin e strukturave paralele të nxituar nga Serbia.

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami tha për “Kosova Sot Online” se planet operative të ndryshme për veriun e Kosovës janë në tavolinë që nga përfundimi i luftës e deri më sot, prandaj veprimi duhet të jetë tepër i kujdesshëm në bashkëpunim me strukturat ndërkombëtare të sigurisë-KFOR-in.

“Serbia së bashku me aleatët e saj me Rusinë në vazhdimësi që nga përfundimi i luftës deri më sot ka tentuar që ta destabilizoj dhe të krijoj kaos në veri të Kosovës. Ky presion është duke u bërë për shkak taksës e cila e ka arrit efektin e vet, ndonëse dihet mirëfilli nga të gjithë se taksa nuk është e vendosur ndaj një pjese të komuniteteve, pra as ndaj serbëve lokal të Kosovës, taksa është vendosur ndaj shtetit të Serbisë dhe në asnjë rrethanë nuk do të vije deri tek një katastrofë humanitare”, tha Islami për “Kosova Sot Online”.

Prandaj Islami thotë se shteti i Kosovës është kujdesur dhe duhet të vazhdon të kujdeset edhe më tutje ta ruaj stabilitetin edhe në veri edhe në pjesët tjera të banuara me serbët, për shkak se qytetarët serb edhe në veriun e Kosovës edhe kudo janë qytetarë të Republikës së Kosovës.

“Kjo ana tjetër, realizimi i atij skenari, mendoj që assesi nuk do të vije në shprehje. Asnjë inskenim, asnjë ngjarje nuk do të ndodh në veri të Kosovës përderisa sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës e ruan KFOR-i, pra NATO-ja. Kësisoj brenda territorit të Kosovës secila tentativë e kujtdo qoftë do të zmbrapset nga institucionet e Republikës së Kosovës, pra nga Policia e Kosovës, nga AKI-ja dhe strukturat e tjera të sigurisë së Kosovës”, tha Avni Islami për “Kosova Sot Online”.

Ai nuk e mohon që Serbia po i shfrytëzon momentet e fundit kritike për ta destabilizuar këtë pjesë të Kosovës dhe për të arritur qëllimin e ndarjes, por që sipas Islamit, tani ky objektiv do të mbetet i dështuar.

“Serbia po tenton që në emër të katastrofës humanitare të ndërmarrë edhe veprime të rrezikshme policore e ushtarake të kamufluara nën petkun e trazirave, kjo nuk do të ju realizohet , ata e dine mire këtë. Krejt kjo e ka një përfundim, pra ndarjen e veriut te Kosovës, që deri më tani ky plan ju ka dështua, por gjithsesi ne duhet pasur kujdes”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami.

(Kosova Sot Online)