Mustafa mbledh gratë e LDK’së
Sot, gjatë ditës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar Kryesinë dhe kryetaret e Degëve të Forumit të Gruas së LDK-së, të udhëhequr nga kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi.
Nëpërmjet një komunikate për media, LDK-ja ka thënë se në takim u diskutua për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi, dhe për shkeljen e Kushtetutës nga koalicioni PAN.
U vlerësua lart roli i grave në jetën politike dhe shtetërore të vendit sidomos roli dhe kontributi i tyre në LDK, thuhet në komunikatë.
“Gratë në LDK kanë ndihmuar në të gjitha zhvillimet politike dhe kanë qenë faktor në zhvillimin e demokracisë së brendshme partiake”, ka thënë Mustafa.
(Kosova Sot Online)