AAK-ja mban Kuvendin e Punës

  • 30 June 2019 - 08:13
AAK-ja mban Kuvendin e Punës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot mban kuvendin e punës.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve njëditore të Kuvendit, do të diskutojnë për ndryshimet në statutin e partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë vetëm disa prej çështjeve që do të trajtohen në punimet e këtij kuvendi.

AAK njofton se Kuvendi është pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.

(Kosova Sot Online)