Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 02 korrik 2019 - 08:43
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet kryesore për ditën e sotme në Kosovë.

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

– Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për odën e arkitektëve dhe odën e inxhinierëve në fushën e ndërtimit, shqyrtimi i raportit vjetor te agjencise per Menaxhimin e Komplekseve memoriale te Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

– Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore respektivisht të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit. (Ndërtesa e Infrakosit në Fushë Kosovë, ora 11:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit. (Stacioni i hekurudhave në Fushë Kosovë, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-176 për Hetim Parlamentar, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

– Kompania nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “EON Reality Inc” do të realizojë një investim shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës – krijimin e Qendrës së parë të klasit botëror për realitet virtual dhe të shtuar. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

– Nën organizimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe të LDK-së, Prof. Dr. Skënder Gashi. (Salla e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

– Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me administratën e sistemit të Drejtësisë si dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 12:00) 

– Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT. (Ndërtesa qendrore e KOSTT, rruga Isa Boletini, përballë Katedrales “Nënë Tereza”, ora 14:00)

– Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

– Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Finlandës të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restoranti Collection, Rruga Shefqet Shkupi, ora 19:00).