Arrestohen dy persona në Viti, organizonin ‘lojëra të fatit’ në mënyrë të kundërligjshme

  • 03 July 2019 - 17:43
Arrestohen dy persona në Viti, organizonin ‘lojëra të fatit’ në mënyrë të kundërligjshme

Njësiti i  Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka pranuar informata nga njësitet policore, ku dyshohej se në disa lokacione në Viti janë duke u organizuar ‘lojëra të fatit’ në mënyrë të kundër ligjshme.

Policia, ka siguruar nga gjykata urdhër kontroll, i cili u zbatua ditwn e djeshme me qëllim të identifikimit të personave dhe lokacioneve ku zhvilloheshin këto lojëra.

Kontrolle janë kryer në 12 lokacione.  Në dy nga këto lokacione policia ka konfiskuar dëshmi relevante dhe ka arrestuar dy të dyshuar:

P.H.                         viti i lindjes 1978                      f.k.sh            dhe

G.A.                         viti i lindjes 1996                      m.k.sh.

“Kurse, si dëshmi relevante në lokacionin ku është arrestuar e dyshuara e parë, janë konfiskuar: pesë  shtëpiza kompjuteri, një  printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno, Racing Dogs dhe  Bastore’, kurse në lokacionin ku është arrestuar i dyshuari i dytë janë konfiskuar: dy shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno dhe Racing Dogs’”, thuhet në njoftimin për media.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar që të dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

(Kosova Sot Online)