Marrëveshja Haradinaj-Ahmeti, vjen denoncimi i rëndë, akuzohet edhe Pacolli

  • 09 July 2019 - 11:57
Marrëveshja Haradinaj-Ahmeti, vjen denoncimi i rëndë, akuzohet edhe Pacolli

“Në këtë memorandum janë të përfshirë hajnat e peshave të rënda dhe pro serbi dhe pro rusi, harambashi dhe hajvani, Behgjet Pacolli. Tashti u bë taman një bandë hajnash ku ju ka ra në dorë dhe do bëjnë kërdi duke e vjedhur popullin e duke i trashur xhepat e tyre”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”

Analisti politik, Reshat Badallaj duke folur kundër memorandumit të nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për ndërtimin e kompleksit të ri qeveritar “Prishtina e Re”, theksoi se në këtë kohë të pa kohë, për shpenzimin e buxhetit të shtetit në beton dhe asfalt, dinë të bashkohen vetëm ata që mendojnë për zhvatjen e qytetarit dhe jo për hallet e tij. 

E të tilla, sipas Badallajt janë Qeveria Haradinaj dhe Komuna e Prishtinës që qeveriset nga Shpend Ahmeti dhe PSD-ja.

Image
Reshat Badallaj

“Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës nuk janë asgjë tjetër pos boshti i së keqes së vendit, këtu strehohen banditët, hajnat, vagabondët më të rrezikshëm të krejt Ballkanit. Në këtë memorandum janë të përfshirë hajnat e peshave të rënda dhe pro serbi dhe pro rusi, harambashi dhe hajvani, Behgjet Pacolli. Tashti u bë taman një bandë hajnash ku ju ka ra në dorë dhe do bëjnë kërdi duke e vjedhur popullin e duke i trashur xhepat e tyre”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, populli duhet të ngritët në këmbë kundër këtyre vagabondëve dhe kundë hajnave që vjedhin djersën e popullit, sado që gati në baza ditore vëzhgohen e kritikohen nga ndërkombëtarët.

“Banditët e majave te shtetit nuk kanë të ndalur në hajni edhe pse syri i Amerikës po i sheh dhe nuk i marrin parasysh vërejtjet e tyre. Por, duhet ditur se këtë bandë hajnash që janë të veshur me kustumin e hajnisë që i ka shkuar zëri edhe përtej oqeaneve i ka verbuar hajnia, dhe mbajeni mend mirë se pa u bërë kërsh këta nuk ndalen. Këta s´shpejti kanë për t´i ra murit me kokë se do të ju del hajnia që e kanë haram, këta banditë shkuar banditëve sepse populli nuk duhet më të duroj këta vagabondë dhe këta krye hajna që bëjnë skandal pas skandali,” tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

E derisa këta, hajna, sipas Badallajt, bëjnë plane për zhvatjen e shtetit, qytetarët detyrohen të ikin jashtë vendit.

“Këta janë soj qenash që me fajin e tyre po zbrazet Kosova dhe nuk kanë kurrfarë shprese për ditë më të mira. Këta vagabondë shkuar vagabondëve ja kanë prerë shpresën populli. Populli nuk ka mundësi të ecën përpara me këta banditë e krye banditë që kanë kapur shtetin përpara dhe e mbajnë me dajak në krah”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)