Keqtrajtohej nga burri dhe vjehrra, gruaja nga Prizreni përfundon në strehimore
Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj
Viktima e ka lajmëruar rastin në polici të martën ku ka thënë se është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht për një kohë të gjatë nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.
Policia bën të ditur se bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrra e saj është liruar në procedurë të rregullt.
Viktima së bashku me tri vajzat e saj është dërguar në strehimore, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
(Kosova Sot Online)