Kërkuan para me arsyetim të rrejshëm, policia kap mashtruesit në Prishtinë

  • 15 July 2019 - 12:14
Kërkuan para me arsyetim të rrejshëm, policia kap mashtruesit në Prishtinë

Policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë hasur duke kërkuar para me arsyetim të rrejshëm.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë hasur duke kërkuar para me    arsyetim të rrejshëm”, thuhet në raport.

Me urdhër te prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)