Shpërthen bombola me oksigjen, plagosen pronarët burrë e grua, punonjësja dhe dy kalimtarë

  • 15 July 2019 - 16:57
Shpërthen bombola me oksigjen, plagosen pronarët burrë e grua, punonjësja dhe dy kalimtarë

Një shpërthim i fuqishëm i një bombole me oksigjen që shërben për përpunimin e floririt, ndodhi në një argjendari në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku mbetën të plagosur pesë persona. Shqiptarja.com mëson se u plagosën, burrë e grua, Sokol dhe Alma Pirra, pronarë të argjendarisë, një vajzë 18-vjeçare, Eneda Nura, punonjëse në argjendari, një djalë, Ardanoel Serani, kalimtar i rastësishëm, 23 vjeç dhe një tjetër kalimtar, A.R.

Çifti i bashkëshortëve, pronarët e argjendarisë duke u shoqëruar nga policia për në ambulancë

Momenti i shpëtimit nga policia të punonjëses së argjendarisë
Nga shpërthimi u shënuan dëme të shumta materiale jo vetëm në argjendari, por edhe në një dyqan me tullumbace për organizim eventesh që ndodhet pranë argjendarisë. Shqiptarja.com mëson përmes burimeve nga policia, se ka shpërthyer një nga dy bombolat me hidrogjen që kishte në argjendari.


Bombula e oksigjenit e përdorur nga argjendaria
Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm. Janë thyer xhamat e argjendarisë, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh pas shpërthimit. Janë dëmtuar edhe disa biçikleta me GPS që përdoren nga të rinjtë në Tiranë.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën “Vaso Pasha”, ndërsa vendin e ngjarjes ishte edhe Rebani Jaupi, drejtori i Policisë së Tiranës dhe nëndrejtori Arsen Sinomati.


(Kosova Sot Online)