Gashi s’është në dijeni për aktakuzën ndaj Halitit e Dreshajt

  • 16 korrik 2019 - 14:00
Gashi s’është në dijeni për aktakuzën ndaj Halitit e Dreshajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të PDK’së, Xhavit Halitit dhe atij të AAK’së, Gani Dreshajt, për goditjen me bërryla që kishin bërë vitin e kaluar ndaj Armend Gashit të LDK’së. Gashi thotë se nuk ka informacion për këtë.

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore ndaj Xhavitit e Dreshajt është informuar përmes mediave.

“Nuk kam informacion çka ka ndodhë, vetëm atë që e pashë nëpër media. Sigurisht Prokuroria dhe Gjykata do ta bëjnë punën e tyre”, tha Gashi.

Më 18 maj të vitit të kaluar, në Kuvendin e Kosovës deputeti Xhavit Haliti kishte dashur të tregonte forcën e bërrylave e gjoksit, duke e goditur Arben Gashin.

Kjo përleshje fizike kishte ardhur një ditë pasi këta dy deputetë ishin sharë ndërmjet vete me fjalë banale.

Xhaviti kishte goditur me bërryl Gashin, ndërkaq deputetët kishin ndërhyrë për të mos e lënë situatën të eskalojë. Pas Xhavitit në konflikt ishte përfshirë edhe Gani Dreshaj i cili e kishte kanosur Gashin.

Sipas aktakuzës së 31 majit të këtij viti, Haliti akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm”, ndërsa Dreshaj për veprën penale “kanosje”.

Prokuroria, bashkë me aktakuzë, ka bërë propozimin që ndaj tyre të shqiptohet urdhër ndëshkimor, në

Ndërsa deputeti Gani Dreshaj, po akuzohet se po të njëjtën ditë, me dashje e kishte kanosur deputetin Gashi, me fjalët “Kom me ta prish fytyrën”. Me këtë fjali prokuroria pretendon se Gashit i është shkaktuar ndjenja e frikës dhe ankthit.

Vepra penale e “sulmit”, me të cilën akuzohet Haliti, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës parasheh një dënim me gjobë ose me burgim deri në tri vite, ndërsa ajo e “kanosjes”, me të cilën ngarkohet Dreshaj, pirashësh një dënim me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Ndryshe, neni 493 i Kodit të Procedurës Penale, mundëson që për veprat penale të dënueshme deri në tri vite burgim, të shqiptohet dënimi, pa pasur nevojë të mbahet shqyrtim gjyqësor.

Në bazë të këtij neni, prokurori i shtetit mund të kërkojë shqiptimin e një ose më shumë masave si dënim me gjobë, ndalim të drejtimit të automjetit, urdhër për publikim të aktgjykimit, konfiskim të sendit, vërejtje gjyqësore ose konfiskim të dobisë pasurore të fituar me vepër penale.

(Kosova sot Online)