Vjen paralajmërimi i tmerrshëm për LDK: Ja veprimi që mund t’ju kushtojë rëndë

  • 19 July 2019 - 13:02
Vjen paralajmërimi i tmerrshëm për LDK: Ja veprimi që mund t’ju kushtojë rëndë

“Sa i përket shantazhimit që PSD-ja i bën LDK-së në këtë proces të mocionit ndaj qeverisë Haradinaj, është e kuptueshme nga ana e PSD-së, por vet pranimi apo rënia pre e LDK-së ndaj këtyre shantazheve, do të jetë një hap i pamenduar politikisht dhe që do të mundë t’i kushtojë LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, sidomos nëse kjo parti pranon që të ketë një koalicion parazgjedhor mes PSD-së dhe LDK-së”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve të “Kosova Sot Online” brenda LDK-së, Shpend Ahmeti i ka vendosur dy kushte Isa Mustafës në mënyrë që deputetët e tij ta japin votën pro rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Kushti i parë ka të bëjë me garancinë që LDK do ta marrë PSD-në e Shpend Ahmetit në qeverisjen e ardhshme, dhe kushti i dytë është që PSD të jetë në koalicion parazgjedhor me LDK-në, pra të kandidojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

“PSD nuk do ta votojë rrëzimin e Qeverisë pa marrë garancinë nga LDK. Duan që të garojnë në një listë me LDK, ku të paktën i kërkojnë 20 emra në këtë listë të përbashkët zgjedhore dhe garancinë se do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka thënë ky burim brenda LDK-së për “Kosova Sot Online”.

E duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Nexhat Haziri e konsideron si një vetëvrasje politike për LDK-në nëse pajtohet me një marrëveshje të tillë me PSD-në.

Image
Nexhat Haziri

“Mendoj se PSD-ja është në dilemën e saj sa i përket pozicionit politik të sajë në skenën politike të vendit në çfarëdo kulturash që do të jetë kjo skenë politike dhe konfigurimi i saj pas zgjedhjeve të parakohshme të cilat pritet të mbahen më së largu në vjeshtën e vonë të këtij viti. Dhe si një subjekt që të gjitha matjet e opinionit publik sa i përket besueshmërisë së qytetarëve, ka një pozicion jo të favorshëm që sipas këtyre matjeve sillet rrethe 2%, bënë që PSD-ja të ju frikësohet zgjedhjeve dhe ta bëjë që ta neglizhoi për aq sa mundet që të bëhet pjesë e mocionit për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, edhe përkundër që ata thonë se i kanë deponuar nënshkrimet e deputetëve të tyre për mocion kundër qeverisë Haradinaj”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Hazirit, ata si mjet të fundit e kanë zgjedhur shantazhin ndaj partive politike që kanë nisur mocionin për qeverinë, konkretisht ndaj LDK-së si parti që pritet të del më e votuara në zgjedhjet e radhës.

“Sa i përket shantazhimit që PSD-ja i bën LDK-së në këtë proces të mocionit ndaj qeverisë Haradinaj, është e kuptueshme nga ana e PSD-së, por vet pranimi apo rënia pre e LDK-së ndaj këtyre shantazheve, do të jetë një hap i pamenduar politikisht dhe që do të mundë t’i kushtoj LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, sidomos nëse kjo parti pranon që të ketë një koalicion parazgjedhor mes PSD-së e LDK-së”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Aq më tepër, sipas Hazirit, LDK-së nuk i duhet një partner i tillë i cili nuk ka qenë i gatshëm që të bashkohet në rrëzimin e qeverisë në momentin e miratimit të buxhetit, por aso koha pati hyrë në pazare më klanin Pronto, e prapa të cilëve qëndrojnë interesat e kompanisë Devolli.

“Pra nuk i LDK-së duhet një partner që prapa tij qëndrojnë interesat e kompanisë “Devolli” që është pjesë po ashtu e klanit mafioz “PRONTO”, dhe nuk duhet harruar se kur duhej që qeveria Haradinaj të bije me rastin e miratimit të buxhetit të shtetit, ishin vet votat e PSD-së që e mbajtën në pushtet qeverinë Haradinaj dhe koalicionin PAN”, ka theksuar Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)