Marshohet kundër racizmit në Prishtinë

  • 23 July 2019 - 12:47
Marshohet kundër racizmit në Prishtinë

Me moton “Kundër vrasjeve institucionale” është marshuar nga Qeveria e Kosovës deri para Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Ky marsh vjen pas protestës kundër vrasjes institucionale, të mbajtur te stacioni policor në Fushë Kosovë, pas vrasjes së një 9 vjeçari në këtë qytet.

Organizatorët thanë se ai u vra si pasojë e neglizhencës së Policisë, e bashkëfajtore është edhe Prokuroria.

Ata kanë kërkuat shkarkimin e prokurorit i cili nuk ka marrë asnjë hap që ta parandalojë vrasjen e djalit 9vjeçar.

(Kosova Sot Online)